Principet prapa Manifestit Agjil



Ne i ndjekim këto principe

Prioriteti ynë më i lartë është ta kënaqim klientin
përmes dorëzimit të hershëm dhe të vazhdueshëm
të softuerit të vlefshëm.

Mirëpritni kërkesat që ndryshojnë, bile edhe vonë
në zhvillim. Proceset agjile e shfrytëzojnë ndryshimin
në favor të përparësisë konkurruese të klientit.

Dorëzoni shpesh softuer funksional, çdo disa javë
apo çdo disa muaj, duke preferuar
periudhë më të shkurtër kohore.

Njerëzit e biznesit dhe zhvilluesit softuerikë duhet
të punojnë bashkë përditë gjatë tërë projektit.

Ndërtoni projektet përreth individëve të motivuar.
Jepuani atyre ambientin dhe përkrahjen që iu nevojitet,
dhe besojuani punën që do ta kryejnë.

Metoda më efikase dhe më efektive e transmetimit
të informatave te një ekip i zhvillimit
dhe brenda tij është biseda sy-me-sy.

Softueri funksional është masa kryesore e përparimit.

Proceset agjile e promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm.
Sponsorët, zhvilluesit, dhe përdoruesit do të duhej të munden
ta mbajnë një ritëm konstant pafundësisht.

Vëmendja e vazhdueshme ndaj shkëlqyeshmërisë teknike
dhe dizajni i mirë e përmirësojnë agjilitetin.

Thjeshtësia -- arti i maksimizimit të sasisë
së punës që nuk bëhet -- është esenciale.

Arkitekturat, kërkesat, dhe dizajnet më të mira
dalin nga ekipet që organizohen vetë.

Në intervale të rregullta, ekipi reflekton mbi atë
se si të bëhet më efektiv, pastaj e rregullon
dhe e përshtat sjelljen e vet përkatësisht.




Kthehu te Manifesto